KRIJONI BIZNESIN TUAJ DUKE U BAZUAR NË PASIONIN APO PROFESIONIN TUAJ DHE KTHEJENI ATË NË NJË BOMBË ATOMIKE
Në këtë trajnim, Helga do t’ju tregojë të gjitha strategjitë e saj për të krijuar, zhvilluar dhe automatizuar biznesin tuaj online, duke ju ndihmuar të rrisni të ardhurat tuaja.
Dikur, qasja e njerëzve me internetin dhe botën online ishte shumë e vakët, dhe vështirësitë financiare apo pamundësia për të krijuar një biznes mund të justifikoheshin. Sot, suksesi është një zgjedhje: “Dëshiroj të rris të ardhurat e mia ose nuk dëshiroj të rris të ardhurat e mia.”
Por nuk është aq e thjeshtë të krijosh një biznes online apo të shumëfishosh të ardhurat e tua. Për të të ardhur në ndihmë, unë kam krijuar trajnimin SPARK PRO.
ËSHTË KOHA TË NISNI RRUGËTIMIN E SUKSESIT TUAJ
– Dëshironi të krijoni një biznes të suksesshëm?
– Po kërkoni ide fitimprurëse?
– Dëshironi të rrisni llogaritë tuaja në Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok, etj.?
– Dëshironi të dini si të krijoni një fushatë publicitare për biznesin tuaj?
– Dëshironi të keni më shumë shitje?
– Dëshironi të dini si të komunikoni me klientët tuaj?
– Dëshironi të krijoni një WEB për biznesin tuaj?
– Dëshironi të krijoni një kanal YouTube fitimprurës?
– Dëshironi të rrisni të ardhurat tuaja?
– Dëshironi të rrisni akoma dhe më shumë biznesin dhe shitjet tuaja?
Nëse i keni përgjigjur me “PO” të paktën njërës prej pyetjeve, atëherë SPARK PRO është zgjedhja e duhur për ju.
Unë do t’ju mësoj nga “A-ja” te “ZH-ja” gjithçka që ju duhet për të kthyer biznesin tuaj në një makineri të suksesshme.
JO SHUMË FJALË! JO PAQARTËSI!
GJITHÇKA PRAKTIKE DHE KONKRETE!
Përvetësoni strategjitë më të reja dhe më efikase të marketingut, për t’i vënë në dobi të biznesit tuaj. Pasuroni kompetencat dhe ekspertizën tuaj!
Në këtë program, do të keni mundësi të bëheni pjesë e trajnimeve të herëpashershme BONUS.
NJË PROGRAM I PËRSHTATSHËM EDHE PËR ATA QË NUK KANË KOMPETENCAT E DUHURA TEKNIKE.
Në trajnimin SPARK PRO, ju do të keni mundësi të ndiqni video demonstruese/praktike për çdo informacion që do të merrni. Do të pajiseni me suport pedagogjik, si dhe do të keni asistencë të vazhdueshme nga unë dhe stafi im.
Programi SPARK PRO është i përshtatshëm për:
* Të gjithë ata që duan apo kanë një biznes aktiv të suksesshëm, apo një biznes aktiv që ka ngecur.
* Ata që nuk kanë një ide biznesi dhe duan të gjejnë idenë e tyre.
* Ata që duan të shfrytëzojnë botën online për të krijuar të ardhura ekstra.
* Ata që kanë një ide dhe dëshirojnë ta kthejnë atë në biznes.
* Ata që dëshirojnë apo punojnë si Social Media Manager.
* Ata që duan të krijojnë të ardhura duke filluar nga 5000€ në muaj e deri në +10K€ në muaj.
SI DO T’JU NDIHMOJË KY PROGRAM PËR TË TRANSFORMUAR BIZNESIN TUAJ:
* 17 MODULE
* 3 MODULE BONUS
* PËRMIRËSIM I VAZHDUESHËM I LEKSIONEVE
* GRUP PRIVAT WHATSAPP
* MUNDËSI RISHIKIMI PËRJETË I LEKSIONEVE
* SHEMBUJ PRAKTIK
* SUPORT PEDAGOGJIK
Programi SPARK PRO do të zgjasë 12 JAVË. Të gjitha klasat janë të regjistruara dhe ju do të keni akses në Web në çdo moment.
Trajnimi do të ketë në total +77 KLASA. Ky program është krijuar për të bërë të mundur rritjen e shpejtë të biznesit tuaj dhe diferencimin tuaj nga konkurrentët.
Përse dhe si u krijua trajnimi Spark Pro?
Spark Pro u ideua dhe krijua në vitin 2021, gjatë periudhës së shtatzënisë sime të parë. Pikërisht djali im dhe gjendja ime momentale më frymëzuan të krijoja këtë shkëndijë pasioni, e cila do të manifestonte dëshirat e shumë femrave shqiptare, kudo që ndodheshin.
Prej vitesh, përmes punës online, kisha arritur të krijoja jetën që dëshiroja dhe të kisha lirinë e plotë financiare për të punuar nga kudo që dëshiroja, në çdo gjendje që ndodhesha.
Spark Pro lindi fillimisht si një dëshirë për të ndihmuar dhe mësuar nënat të bënin ekzaktësisht të njëjtën gjë që unë bëja. Por pak nga pak, ai u transformua duke përfshirë brenda tij jo vetëm nënat me fëmijë, të cilat tashmë kishin një mundësi të re të shtruar përpara tyre, por edhe vajza dhe djem, burra dhe gra, pavarësisht moshës, të cilët dëshironin të krijonin apo përmirësonin biznesin e tyre online.
Spark Pro është një trajnim i krijuar si frymëzim i një pune që ishte pasioni im i parë, që më shtyu drejt shpërndarjes së dijes pikërisht mbi atë punë që unë bëja online me bizneset e mia.
Nëse unë e bëja, përse mos ta bënin edhe të tjerët?
Duke i drejtuar gjithmonë këtë pyetje vetes, sot numërohen më shumë se 1500 persona të trajnuar në trajnimet e mia.
Nëse dëshiron të jesh edhe ti një nga ata që prek nga afër shkëndijën e botës online dhe mundësitë që ajo të ofron, nëse dëshiron të mësosh format, sekretet dhe metodat që mund të vësh në funksion për të punuar apo krijuar biznesin tënd online, je e mirëpritur të na bashkohesh në trajnimin Spark Pro.
*Shenim: Këstet dot te merren automatikisht nga karta ne diten e fillimit te pagesave dhe ne muajt e ardhshem*
Nese kestet nisin ne daten qe ju paguani, atehere pagesa tjeter do te jete automatike ne po te njejten date te muajit tjeter dhe me rradhe deri ne kohezgjatjen e kesteve