Devi Spark

12.000€

597€

597  12000 

DEVI SPARKS

Aktivizo energjinë tënde femërore dhe mençurinë e shpirtit për të jetuar në harmoni dhe balancë të plotë.

Fillo rrugëtimin tënd drejt shërimit dhe njohjes së vetes tënde më të lartë.

Devi Spark është një trajnim i cili do të të shoqërojë në rrugëtimin e njohjes së vetvetes, fuqive të tua personale dhe potencialit tënd të plotë femëror.

 

Ky trajnim do të të ndihmojë të navigosh hijet e tua, frikërat, dyshimet dhe do të të japë qartësi shpirtërore dhe psikologjike në rrugëtimin tënd të zhvillimit personal.

 

Zbulo fuqinë e vërtetë të shërimit nga femërorja hyjnore për të parë botën me sy të pastër dhe zemër të hapur.

 

Thellë brenda secilit prej nesh fshihet mundësia për t’u rritur, përmirësuar, dhe zhvilluar në forma dhe drejtime që i shohim vetëm në ëndrra. Brenda secilit prej nesh fshihet potenciali për të zhvilluar dashurinë pa kushte dhe për të njohur veten në potencialin tonë të plotë, për të qenë në harmoni me mendjen, trupin dhe shpirtin, dhe për të krijuar jetën që ëndërrojmë.

 

Duke shëruar vetveten, traumat, historitë dhe paradigmën tonë, duke u lidhur me veten e lartë dhe energjinë tonë femërore, mund të arrijmë të krijojmë harmoni mes shpirtit, mendjes dhe botës ku jetojmë.

 

Në këtë rrugëtim spiritual do të prezantoheni me energjinë femërore hyjnore dhe me mjete të fuqishme shëruese, të cilat do të jenë udhërrëfyesit tuaj drejt shërimit të shpirtit, hapjes së syve dhe fitimit të qartësisë së plotë për jetën tuaj.

DEVI SPARK DO T’JU MËSOJË

✅ Të ndërtoni një marrëdhënie të fuqishme me veten tuaj dhe energjinë femërore.
✅ Të lidheni me veten tuaj të lartë.
✅ Të pastroni energjinë tuaj.
✅ Të ndërprisni ose forconi lidhjet energjike në jetën tuaj.
✅ Të lidheni me energjinë krijuese.
✅ Të lidheni me perëndeshat dhe udhërrëfyesit tuaj.
✅ Të forconi intuitën dhe të largoni ndrojtjen nga të folurit në publik.
✅ Të pastroni dhe hapni zemrën tuaj.
✅ Të lidheni me energjinë tuaj femërore.
✅ Të punojmë me zbulimin e pasioneve tuaja më të mëdha.
✅ Të aktivizojmë në mënyrë natyrale Kundalinin.
✅ Meditime dhe Breathwork.
✅ Të gjeni vetveten dhe pasionet tuaja, të udhëhequr nga energjia femërore.
✅ Të krijoni një jetë me integritet dhe harmoni me dëshirat tuaja.

INFO
  • Ky trajnim do të zgjasë 7 javë dhe çdo javë do të kemi një takim live (diskutime, seanca meditimi ose breathwork).
  • Trajnimi do të zhvillohet LIVE në Zoom.
  • Grup ekskluziv në WhatsApp për të gjithë pjesëmarrësit.
Kestet paguhen automatikisht
2 Keste nga 320€/Muaj

*Kohëzgjatja 2 MUAJ*

*Shenim: Këstet do te merren automatikisht nga karta ne diten e fillimit te pagesave dhe ne muajt  e ardhshem*
Nese kestet nisin ne daten 26 Tetor, atehere pagesa tjeter do te jete automatike ne daten 26 Nentor dhe me rradhe deri ne kohezgjatjen e kesteve

Takse Rezervimi

Si te regjistrohem dhe paguaj ne website

 

Paralajmërim !

Në trajnimet tona, ne trajtojmë çështje që lidhen me besimin në vetvete, lidershipin dhe, më gjerësisht, zhvillimin personal dhe profesional në këtë trajnim nëpërmjet teksteve, email-eve, videove, audios, programeve apo përmbajtjeve të tjera, dhe kemi bërë të gjitha përpjekjet për t’u siguruar që të prezantojmë sa më mirë programet tona dhe aftësinë e tyre për të rritur biznesin tuaj dhe për të përmirësuar jetën tuaj.

Megjithatë, me blerjen e këtij programi ose të ndonjë prej produkteve apo shërbimeve tona, ju pranoni faktin se jeni plotësisht përgjegjës për përparimin tuaj personal dhe profesional, si dhe për pjesëmarrjen tuaj dhe aftësinë për të zbatuar mësimet e propozuara.


Ne nuk ofrojmë asnjë garanci në lidhje me përfitimet apo rezultatet që do të merrni si rezultat i programeve, produkteve apo shërbimeve tona. Ju jeni vetë përgjegjës për veprimet dhe rezultatet tuaja në jetën dhe biznesin tuaj. Të gjitha varen nga faktorë personalë, duke përfshirë aftësitë tuaja, njohuritë, përkushtimin, ndjenjën tuaj të biznesit, rrjetin tuaj, mjedisin dhe situatën tuaj financiare, për mos të përmendur faktore te tjere.


Me blerjen e këtij programi, produkti apo shërbimi, ju e kuptoni natyrën e programit, produktit apo shërbimit. Rezultatet që arrijnë individët mund të ndryshojnë dukshëm.

Deklaratat e përmendura në faqen tonë të internetit, programet, përmbajtjet dhe ofertat pasqyrojnë thjesht qëndrimin dhe mendimin tonë. Ne nuk ofrojmë këshilla ligjore, mjekësore, psikologjike apo profesionale.

Ne nuk jemi profesionistë të shëndetit apo financave. Vetëm profesionistët e autorizuar, të certifikuar dhe të regjistruar në organe të ndryshme do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë.

Nëse blini ose regjistroheni në programet, shërbimet apo produktet tona, ju deklaroni se nuk jeni diagnostikuar apo trajtuar për ndonjë sëmundje, patologji apo nevrozë të rëndë psikologjike.
Ju deklaroni se jeni 18 vjeç e lart.

0
    Your Cart
    Your cart is emptyReturn to Shop