Si Te Ndertosh Nje Social Media Plan Te Suksesshem Ne 5 Hapa

Si t’i komandosh te gjitha keto emocione qe te kapin si Social Media Manager?

AJO QE TE NDIHMON ESHTE IDEJA E HEDHUR NE LETER, E STRUKTURUAR DHE E ZHVILLUAR MIRE, “STEP BY STEP”, DUKE SHKRUAR CDO GJE QE MUND TE TE DUHET, DUKE MOS LENE PAS DORE ASNJE ELEMENT TE PAPRITUR QE MUND TE TE DALE PERPARA.

Linja ime e veprimit per te ndertuar nje Social Media Plan te suksesshem ndjek keto 5 hapa:

Flas per te gjitha “veprimet“ qe rrotullohen rreth botes se komunikimit te biznesit / brandit tend, te cilat i ke plotesuar dhe është mire t’i rikujtosh duke iu pergjigjur ketyre pyetjeve:

a) Ku dhe si pozicionohet brandi yt?
b) Cili është targeti qe ke arritur?
c) Cilat jane objektivat dhe mjetet e nevojshme qe ke perdorur?
d) Cilat kanale komunikimi ke zgjedhur?
e) Cili është buxheti qe ke shpenzuar?
f) Cilat jane rezultatet qe ke arritur dhe a ka funksionuar apo jo?

VETEM PO JU PERGJIGJE KETYRE PYETJEVE ME SINQERITET,
DO TE KRIJOSH BAZA TE FORTA PER T’U RRITUR!

Është e rendesishme te jesh unik, por ne cdo sektor dhe ne cdo kategori ekzistojne dinamika qe duhen njohur dhe duhen pervetesuar per te qene Unik sepse Tregu ose Sektori yt është plot me Konkurrente. Ti perpiqu te mesosh nga me te miret.
Merr 2-3 shembuj nga ku te frymezohesh dhe fillo shfaq Kreativitetin tend.

Plani Editorial vjen pasi kemi analizuar dhe percaktuar objektivat, jo me pare!

“NUK FRYN ERE E FAVORSHME PER MARINARIN QE S’DI KU DO TE VEJE”
Kete thoshte SENEKA dhe s’mund te mos kishte te drejte!
Pra, erdhi momenti te percaktojme Objektivat qe i kemi vene vetes si qellim,
ne menyre qe te mund t’i zgjidhim ne menyren me S.M.A.R.T te mundshme
(Specifik, Te Matshme, Te Arritshme, Reale dhe Te Percaktuara ne Kohe).

Pra, pikat qe do te perforcojme ne kete faze jane:

a) Klientet Potenciale dhe Pozicionimi i duhur.
b) Emri dhe Zeri i Brandit.
c) Plani Editorial (Tematikat, Formati, Koha e publikimit)
d) Tipologjia e ADVERTISING.
e) Influencer Marketing.

Pergatit nje dokument me keto te dhena, me shembuj dhe me propozime ne menyre qe kur te jete momenti i duhur, te mundesh te qartesosh cdo dyshim para se te fillosh punen.

Te percaktosh pergjegjesite dhe menyren e pergjigjes te ndihmon per te evituar gabime dhe te kursen kohe. Pra, Policy është nje lloj guide per t’u respektuar ne menyre qe te mos gjendesh ne situata jo te kendshme.

Social Media Plan duhet rishikuar periodikisht, duke qene se bota e SOCIAL MEDIA, per fat te mire e te keq njekohesht, ndryshon vazhdimisht. Prandaj është e nevojshme te besh periodikisht analiza per te pare e per te kuptuar ku jemi, ku po vemi dhe per ta sistemuar aty ku ka nevoje.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Archives
0
    Your Cart
    Your cart is emptyReturn to Shop