Kush Mund Te Beje Personal Branding

Le te themi qe per ty shprehja e Dorian Gray “Te flasin mire ose te flasin keq pak rendesi ka, e rendesishme është qe te flasin” – nuk te intereson shume, se nuk ben per ty.
Per ty qe ne kopesht, edukatoret nuk kishin zgjidhje tjeter vecse te te jepnin Rolin e Pemes gjate recitimit teatral ose kur perpiqeshe te pozicionoheshe ne fund te rreshtit kur duhej te kendoje se te vinte turp se ti nuk ishe tipi qe i perballoje lehte veshtrimet e te tjereve.
Tani magjino qe Ti sot ke vendosur te nisesh nje rruge te re, si per shembull si Freelance…
Te hapesh nje dyqan te vogel per produktet e tua ose edhe ndonje zyre te vogel online ku do te ofrosh sherbimet e tua dhe shikon ne cdo Platforme njerez te sigurte qe flasin, shpjegojne, propozojne… Papritur fillon dhe te kap pasiguria e fillon e pyet veten:
Çfare po bej?

Erdhi koha qe te hedhim poshte kete Mit njehere e mire: ”Personal Branding nuk është vetem per Estroverset, pra njerezit e sigurte!”

Ne fakt Personal Branding do te thote te dish te vleresosh ne menyre strategjike Kompetencat dhe Ekspertizat e tua me qellim qe te krijosh nje Biznes dhe kjo ndodh vetem kur ti i njeh cilat jane rregullat dhe i ke te qarta ato. Si per shembull:
1) Njeh talentet e tua
2) Njeh pikat e tua te forta qe te diferencojne nga konkurrentet
3) Pranon pikat e tua te dobta dhe perpiqesh t’i permiresosh
4) Njeh se kush është klienti i mundshem i biznesit tend.
Nese i ke te qarta keto pika, atehere je ne gjysmen e punes… E sigurte!
Nese per analizen tende po perdor ose ke ndermend te perdoresh Personal Branding Canvas,
duhet te dish qe nje nga seksionet me te rendesishem quhet “Identiteti yt”.

PRA, ESHTE E KOTE TE PERPIQESH TE DALESH NGA NATYRA JOTE DUKE BERE GJERA QE MUND TE KENE EFEKT NEGATIV ANESOR DHE TE TE KTHEHEN NE TE KUNDERT.
Por nje gje duhet theksuar si me e rendesishmja…
Per te qene “TOP OF THE MIND”, duhet nje pune e vazhdueshme, strategji dhe perkushtim 200%!

a) Duhet nje Web i i bukur, me seksionin e Blogut te permiresuar vazhdimisht.
b) LinkedIN ne te gjitha seksionet duhet te jete i plotesuar me poste dhe artikuj.
c) Profili i Instagramit duhet te jete i mbushur me Carousel te qarte dhe informues.
d) Duhet nje Newsletter Periodik.
e) Podcaste.
f) Tiktok. Nese targeti yt jane te rinjte, do te ishte nje ide shume e mire.
Pavaresisht kanalit qe zgjedh, kujdesu qe ai te jete vazhdimisht i Optimizuar, i Regullte dhe Efikas.

Kjo behet vetem duke ndertuar nje logo, duke bere nje set fotografik te vogel, duke krijuar paleten e ngjyrave te Brandit, duke zgjedhur Template qe te perfaqesojne dhe qe lidhen me idene tende.

Si te jete per nje artikull, per nje podcast, per nje post ose thjesht per nje caption, percakto zerin tend dhe menyren se si e perfaqeson ate ne menyre unike ne te gjitha kanalet, duke u perpjekur te jesh sa me natyral, por edhe duke iu afruar sa me shume Realitetit qe perfaqeson.

Si per episodet e jetes se perditshme apo te dinamikave “problem-zgjidhje”, krijo kontent qe ka dhe qe trasmeton vlere.
Mund te informosh, te shpjegosh, te promovosh, mund edhe te argetosh, por pyet gjithmone veten nese ky kontent mund t’i sherbeje klienteve te tu potenciale.
Vetem keshtu mund te ndertosh nje Strategji Promovimi duke i vene buxhetin e duhur per objektivin tend te biznesit.

Cfare vleresojne klientet e tu? Cfare i ka kenaqur ne lidhje me biznesin tend?

MOS KI FRIKE DHE TURP TE KERKOSH, SEPSE PO NUK KERKOVE, ASNJE NUK DO TE TE JAPE!

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Archives
0
    Your Cart
    Your cart is emptyReturn to Shop