Kush Jam Dhe Çfarë Bëj

Në 2009 nuk e dija për ekzistencën e kësaj mundësie.
Në 2010 u zgjua tek une ideja e Teknologjise dhe fillova trajnimet mbi programet kompjuterike.
Në 2012 nuk mendoja se do te me jepej mundesia per fitime ekstra.
Në 2015 nuk besoja se do te menaxhoja 4 biznese.
Në 2017 nuk mendoja që e gjithë kjo eksperiencë do të më çonte t’i dedikohesha asaj që doja…
Të krijoja bizneset e mia, duke kaluar më shumë kohë me familjen time, duke ndërtuar diçka të bukur për të cilen jam krenare dhe kjo ndodhi thjesht duke ndarë atë që kam pasion dhe që më bën të ndihem mirënjohëse.

MIRË SE ERDHËT!

Jam HELGA CACANI, Shqiptare e emigruar si shumica prej jush, rezidente në Francë.
Sipërmarrëse dixhitale prej më shumë se 10 vitesh.
Jam themeluese e disa bizneseve online dhe e-commerce në Shqipëri dhe Europe.
Me AKADEMINË SPARK PRO kam ndihmuar qindra e mijëra vajza dhe djem të dixhitalizojnë aktivitetin e tyre online, duke u bërë një Shtyllë e rëndësishme për familjen, pa hequr dorë nga vetvetja.
Prej vitesh drejtoj bizneset e mia nga kompjuteri, duke u ndihmuar edhe nga ekipi im i talentuar, të cilët janë të shpërndarë gjithandej.
Nëse do të perpiqesha të përshkruaja veten në pak rreshta, do ta bëja vetem nëpërmjet familjes time të vogel:
Unë HELGA, bashkëshorti im Yann, dashuria jonë e parë Glaus dhe princesha e familjes Athena.
Familja është motorri i ndryshimit të jetës, sepse për të dëshiron një stabilitet, lirinë e duhur për të shijuar bukuritë e vogla të jetës, pa lënë pas dore Karrierën dhe Realizimin Profesional.
Më quanin ëndrrimtare, illuzioniste, ajo që kërkonte çdo gjë dhe që do të mbetej pa asgjë.
Por une doja ta njihja botën e Digital Marketing dhe doja të isha pjesë e saj.
Doja të shfrytezoja një Sistem Biznesi që akoma sot shumë persona kanë dyshime dhe vështirësi të pranojnë ekzistencën si pjesë e përditshmërisë.

Unë doja të krijoja një Biznes që:

Vendos kur dhe sa kohe t’i dedikohem dhe sidomos nga cdo vend ku ndodhem, pa u mbyllur brenda 4 mureve te nje zyre ose te nje dhome.

Mund të shfrytëzoj karakteristikat personale dhe pasionet, pa ju nenshtruar askujt.

Premtimi i fitimit nuk është vetëm një pasqyrë në një kuti të mbyllur, por është një premtim i një MODELI MARKETINGU të sigurtë dhe të shëndetshëm, ku po u impenjove seriozisht 200%,
mund të fitosh ekstra ose mund të bëhet e ardhura jote primare.

Me të cilën mund të përvetësosh lehtë metodat dhe strategjitë e nevojshme për të zhvilluar prezencën tënde në SOCIAL MEDIA, sepse shumë shpesh hiqet dorë kollaj kur nuk shihen rezultate të menjëhershme në publikimin e një posti që flet për këtë ose atë produkt, këtë ose atë sherbim të ofruar. Duhet të njohësh rregullat e lojës nëse do të fitosh.

PRA, ZGJODHA NJË BIZNES ME TË CILIN MUND TË BEJA DIFERENCËN NË JETËN TIME DHE NË JETËN E TË TJERËVE, DUKE STUDJUAR, SHPJEGUAR DHE PROMOVUAR METODA TË REJA TË PUNËS NË BOTEN ONLINE, QË KANË PËRMIRËSUAR JO VETEM ANËN TIME FIZIKE E MENDORE, POR EDHE ATË EKONOMIKE ME NDARJEN E KËTYRE MUNDËSIVE ME TË TJERËT.

Ky sistem quhet SOCIAL NETWORK MARKETING dhe jam e sigurte qe te pakten nje here e ke degjuar kete term.
Tani thjesht për faktin që e kam provuar vet se cfarë do të thotë të besosh në një ëndërr dhe ta shohesh të realizuar, dua të jem e sinqertë me ty dhe të të them:

a)Edhe pse është pune online, nuk do të thotë që nuk duhen njohuri dhe kompetenca apo akoma me shumë durim… Sidomos në fillim.
b)Nëse do të duash me të vërtetë t’ia dalesh, duhet të bësh një rrugëtim të zhvillimit personal për të fituar një mendësi të re sipërmarrëse.

Prandaj mos i beso gjithkujt që të thotë që mjafton një post për të rrumbullakosur rrogën dhe mos e lër veten në duart e dikujt që nuk ka një Eksperiencë Minimale për të të mësuar si ndërtohet një biznes online.
Nëse do të rritësh profilin tënd në mënyrë eksponenciale, te monetizosh kohën që kalon në Social Media, të kesh një mundesi fitimi, të krijosh projektin tënd të suksesshëm, ateherë je në vendin e duhur.
Une ia dola dhe të garantoj qe isha Askushi, nuk dija Asgje, por zgjodha te shfrytezoj kete mundesi online ne momentin e duhur.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Archives
0
    Your Cart
    Your cart is emptyReturn to Shop