Edhe pse Social Network, sidomos Facebook dhe Instagram jane kthyer ne platformat kryesore per te njohur, per te ndjekur dhe per te zgjedhur biznese/agjenci lokale, akoma shume persona nuk e kane idene e rendesise qe keto platforma kane.
Kete e thone shifrat. Sot kemi mbi 35 milione persona aktiv ne Facebook dhe nga keta, 1 ne 3 persona vizitojne cdo jave ne menyre sistematike faqet e bizneseve te ndryshme lokale ne Facebook.
Bizneset, sidomos ato te voglat mund te gjejne ne rrjetet sociale mundesi te jashtezakonshme, jo vetem per te rritur emrin, por edhe per te fituar kliente ne menyre kostante, nese mesojne ta perdorin ne menyren e duhur.
Ja ku jane 5 keshilla praktike per t’i aplikuar menjehere per te fituar kliente ne Facebook:
Fatkeqesisht, shume dyqane limitohen vetem duke vene ne evidence njehere ne kaq kohe ndonje post, me shpresen per te marre pak shikueshmeri me shume ose ndonje klient me shume.
Edhe pse se ideja s’është e gabuar, gjithsesi është gabim te ndalesh ne kete mundesi bazike elementare te platformes e cila sjell pak rezultate.
Nje lloj tipologjie fushate qe keshilloj te investosh dhe qe mund ta besh me nje buxhet te ulet rreth €3 ne dite, per te arritur sa me shume persona ne menyre ultra-precize, eshte duke duke perdorur Objektivin qe do te arrish dhe rrezen e mbulimit, te cilen e vendos ti ne kilometra. Sa me e madhe te jete rrezja, aq me shume kliente do te arrihen.
dhe lejojne te konvertojne klientin qe ka hyre ne faqe, i cili ka reaguar me postin tend.
Pra, nuk duhet te mbetesh vetem tek njohja, te klientet e rinj, por fale publicitetit te personalizuar,
ti kap klientin qe ka treguar interes per aktivitetin tend, aq sa te thelloje kete interes e te vije te te gjeje.
Po ne praktike si arrihet kjo?
MUND T’I OFROJME PERIODIKSHT OFERTA SPECIALE PERSONAVE QE KANE REAGUAR NE FAQEN TONE (psh. kupona, ulje cmimi)
Kjo është nje forme e shkelqyer per te fituar kontakte, qe me vone te mund t’i trasformosh ne kliente. Me pak klikime mund te kesh: Emrin, Mbiemrin, Nr. Telefoni, Adrese Emaili, edhe shume te dhena te tjera, qe mund t’i perdoresh ne interesin tend per t’i trasformuar ne nje databaze kontaktesh. Duhet qe keto te dhena t’i perdoresh ne menyren e duhur, pa ushtruar presion te keto kontakte, ndryshe rrezikon ta humbasesh akoma pa e bere klient.
Te gjithe ofrojme produkte dhe sherbime cilesore me cmime te arsyeshme.
Te gjithe vendosim klientin ne qender, duke i ofruar profesionalitet dhe inovacion te cilesise te produktit. Pra, po ofruam te gjithe produkte dhe sherbime me te njejtat premtime dhe menyra si te tjeret, do te jete e veshtire te jemi Unik dhe te bejme tonin klientin.
Prandaj keshilloj t’i tregosh me ane te nje video (formati ky me i pelqyer), cfare te ben ty Unik dhe cfare te karakterizon.
Shembull 1 – Je Pasticer
Bej nje video kur je duke punuar. Trego sa pasion dhe sa perkushtim tregon.
Shembull 2 – Je Avokat, Dentist, Profesor, Konsulent
Perdor videon per te informuar klientet e tu potencial, hiqi dyshimet, tregoji profesionalizmin dhe kompetencat e tua.
Shembull 3 – Ke nje Restorant
Bej nje video ku tregon menune, pjatat, ambjentin e kendshem dhe te rehatshem dhe pse personat duhet te zgjedhin kete restorant.
Shume persona mendojne se kur behet fjale per nje bizines te vogel, WEBI nuk është i nevojshem. Por s’është aspak keshtu! Webi Perfaqeson pronen tone, ndersa Google, Facebook, Instagram, jane hapesira me qera, qe mund t’i perdoresh per t’u gjetur nga persona qe te kerkojne.
Kur ke nje Web, te keshilloj te besh fushate Re-targeting per te trasformuar vizitoret ne kliente.
Pra, sic e sheh, cdo bizines lokal ka nje Facebook dhe nje Instagram, i cili është nje aleat i fuqishem bizinesi qe duhet perdorur me pergjegjesi e profesionalizem.