Si Te Perfeksionosh Instagramin

Fillojme me imazhin e profilit (foton) qe është thelbesor, duke qene se është gjeja e pare qe shihet ne momentin e kerkimit te nje accounti te caktuar.
Ne rastin e INSTAGRAM, kjo foto duhet te jete rrethore me permasat 360 * 360 px.
Te keshilloj te vendosesh imazhin ne qender, sepse anet e fotos do te eleminohen.
Nuk ekziston nje strategji funksionale e Instagram qe nuk perfshin Story, kjo është gjeja me e sigurte.
Ne kete rast fotoja qe do te karikohet ne Story, duhet te kete keto permasa 1080 * 1920 px per te qene e optimizuar ne maksimum.

Sic mund ta dish, Story mund te vihen ne dukje ne seksionin e posatshem “Highlights” dhe cdo bllok me Story qe mund te krijosh, mund te kete nje foto kopertine te personalizuar.
Pra, mund te kuptosh qe është rasti me i mire per te nxjerre ne dukje Imazhet e Brandit tend Social.
Edhe ne kete rast foto kopertina e “Highlights” ka te njejten permase si vetë Story, 1080*1920 px.
Ki kujdes se ne dukje duhet te jete vetem pjesa rrethore qendrore qe shihet ne cdo profil.
Mund te zgjedhesh ngjyrat e paletit qe karakterizon Brandin tend.

Reels jane elemente te shkelqyer per t’u perdorur ne brendesi te Planit tend Editorial.
Duhet vetem te jesh i kujdesshem per formatin e duhur ne menyre qe te evitosh paqartesi dhe probleme ne vizualizim dhe shfaqjen e Reel.
Nje Reel i optimizuar ka keto permasa, 1080*1920 px, ndersa paraqitja ne Reel Preview ka permasat 420*654 px.

Edhe pse Story dhe Reel kane nje ndikim me te madh ne Engagement, Postet dhe Fotot ne Feed nuk duhen lene pas dore.
Madje mund edhe t’i Rivendosni ne brendesi te Story, duke shfrytezuar ngjitesit ose emoji
si psh, “New post”, duke i dhene pak me shume mundesi qe t’i shtohet shikueshmeria.

1) Formati katror 1:1 (1080*1080px)
Ky është formati klasik, me i perdorshmi qe ne fillimet e Instagramit, me ane te te cilit publikohet nje kontent i optimizuar.

2) Formati PORTRET 4:5 (1080*1350 px)
Ky është format Drejtkendor Vertikal, i cili ka nje impakt te rendesishem kur vendoset ne Feed sepse pershtatet shume mire me permasat tipike te smartphone nepermjet te cilit shohim te gjithe Instagramin.

Pse funksionon kaq mire ky format?
Thjesht sepse është me i dukshem kur ben scroll ne Feed.

Perqendrohu me shume tek lartesia, sepse gjeresia nuk ndryshon.

3) Formati Landscape 1,91:1 (1080*566px)
Ky lloj formati është ai Horizontal dhe është formati me i penalizuar. Arsyeja e ketij penalizimi qendron ne Feed, duke qene se vizualizohet per pak kohe ne Feed kur ben scroll, sepse ze pak vend.

Tani qe ke nje kuader te pergjithshem shpresoj te qarte te te gjitha dimensioneve dhe permasave qe mund te perdoren per te krijuar permbajtje ne Account-in tend Profesional te Instagram,
nuk te ngelet vecse ta Optimizosh dhe te fillosh te Punosh mbi Strategjine e Publikimit!

SHPRESOJ QE KETO KESHILLA TE TE NDIHMOJNE!
PUNE TE MBARE!

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Archives
0
    Your Cart
    Your cart is emptyReturn to Shop