Sa herë të ka ndodhur të hysh në Instagram dhe të shikosh Profilin e Asaj Profesionistes?! Në mendjen tënde lind pyetja: “Po pse pëlqehet kaq shume xhanëm, kur bën gjera kaq të thjeshta?” Kur ti në ndryshim nga ajo, fut kaq shume Elementë, Vlera e Koncepte në Kontentin tënd dhe Hic! Asgjë! Asnjë Rezultat! Njerezve nuk u pëlqen! Do të tregoj një Sekret… “Zhurma e Komunikimit qe ti krijon në kokën tënde është Normale, sepse ke shumë Elementë për të hequr!” Hiq elementët viziv inkongruent! Hiq atë mix Idesh të Sektorit tënd që të gjeneron konfuzion! Hiq gjithë ato Vlera Infinite që të bejne të dukesh si Lëvizje Studentore! Pra, fillo të heqësh dhe të Thjeshtosh, si nga ana konceptuale, edhe nga ajo vizive! Do të shohesh që pikërisht aty gjendet Sofistikimi! Pikërisht aty ndodhet Personal Brandi Yt i cili nuk bën zhurmë, por që krijon një Muzikë të denjë të një orkestre sinfonike për Klientin Potencial!