E perserisim shpesh, sidomos ia perserisim vetes se perballe nje momenti te veshtire,
paraqitet gjithmone nje mundesi.
Ne 1933 Franklin Roosevelt citonte, “ E vetmja gje prej se ciles duhet te kemi frike, është vetë frika”, nje fraze kjo qe tashme është bere shume e njohur.
Ndodh per te gjithe ne, ne nje moment qe mendojme se nuk ka zgjidhje, perballe nje veshtiresie apo problemi, qe pikerisht ne ate moment ne duhet te nxjerrim dhe te shfrytezojme energjite tona me te mira.
Pandemia vuri ne veshtiresi shume Biznese, Profesioniste, Agjenci e Ndermarrje.
Veshtiresite mund te kalohen, madje duhet te kapercehen, dhe ne keto momente ne duhet te nxjerrim anen tone me te mire.
Historia e pas Luftes se II Boterore është plot me shembuj te tille, por une do te perqendrohem vetem ne nje rast, i cili është ai i Provinces se Sienes ne Itali.
Kjo është nje histori Suksesi qe arriti te trasformoje Krizen Pandemike ne Mundesi Fitimi.
Si u be e mundur? Thjesht duke shfrytezuar Ide dhe Forma te Reja Komunikimi.
KJO FABRIKE ESHTE NJE BIZNES ARTIZANAL ne Siena, krijuar ne vitin 1993, ku ideja ishte te benin te njohura embelsirat e Sienes.
Por pandemia bllokoi cdo gje. Pra, edhe menyra tradicionale e shitjes u bllokua. U desh nje ide e re per t’u hedhur ne “E-Commerce“, ku konsumatoret do te kishin mundesi te blinin produktet online. Pra, u krijua me imtesi nje identitet i nje produkti te ri, i cili ishte “Barreta Energjike Panforte”, nje barrete me vlera ushqyese dhe target i te cilit ishin personat qe praktikonin sportin!
Kjo ide pati nje Sukses te jashtezakonshem!
Ky ishte nje shembull si te shfrytezosh elementet qe ke ne dispozicion, per te ecur perpara dhe Suksesi është i Garantuar!
KJO MUND TE JETE NJE HISTORI E VOGEL, POR ME IMPAKT DHE FRYMEZIM PER PERSONA TE NDRYSHEM, PER TE GJETUR MENYREN OSE IDENE E DUHUR PER TE SHFRYTEZUAR NJE MOMENT TE VESHTIRE.
E ARDHMJA ESHTE DIXHITALE!